Shaban Tërstena, kampioni olimpik në mundje nga viti 1984 në Los Angelos të SHBA-ve, këtyre ditëve ka pranuar një dhuratë surprizë nga kampioni i botës në sportet marciale UFC, Khabib Nurmagomedov-kapelë që është simbol kombëtar i Dagestanit me nënshkrimin e tij.
Tërstena dhuratën e ka publikuar në faqen e tij në rrjetin social facebook, duke bërë një fotografi me kapelë në kokë.

“Ne shenjë respekti për mua sot më erdhi një dhuratë prej Dagestanit të Rusisë nga kampioni më i mirë i botës në artet marciale UfC, Khabib Nurmagomedov. Kjo dhuratë me firmën e tij më erdhi prej mikut tim kampionit, Mogomed Ibragimov”, ka shkruar kampioni olimpik Tërstena në llogarinë e tij në fb.

Tërstena tha se e ka ftuar Khabibin për një vizitë në Shkup, pasi në vendin tonë ai ka shumë admirues.

Loading...