Agim Shemshiu, shahisti kumanovar, ka fituar vendin e parë në turneun e shahut në Tetovë, i cili ishte organizuar nga Vizion M, të dielën.

Nga 42 pjesëmarrës, Shemshiu doli kampion i turneut pa asnjë humbje, në shtatë xhiro. Ai fitoi 6.5 pikë nga shtatë të mundshmet.

 

Të përkujtojmë se, Shemshiu është edhe trajner dhe refer ndërkombëtarë mjaftë i suksesshëm.

Së fundmi ishte gjyqtarë kryesor në kampionatin europian të shahut Rapid dhe Blitz në Shkup.

Loading...