Blerim Shala, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sërish për idenë e shefit të tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje për paqe mes dy vendeve.

Shala ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se, nga pikëpamja e tij, për marrëveshje me Serbinë ia vlen të mendohet edhe shkëmbimi i territorit.

Më herët, Shala ka thënë se Serbia do ta kushtëzojë njohjen e Kosovës me marrjen e një pjese të territorit të saj.

“Serbia kërkon territor për njohje”, ka deklaruar Shala, duke shtuar se, megjithatë, një kërkesë e tillë nuk është bërë zyrtarisht. /Express/