Stoke City bëhet gati për sfidën me Liverpoolin. Një ndeshje që pritet me kureshtje nga tifozët e Stoke Cityt, pasi që kanë përballë një ekip shumë të fortë, në ndeshjen e gjysmëfinales së Capital One Cup. Futbollistët e Stokes janë të përgatitur mjaft mirë, ndërsa ylli nga Kosova Xherdan Shaqiri pritet të paraqitet nga minuta e parë në sfidën e nesërme, kundër Liverpoolit, e cila fillon në orën 21.00. Trajneri i Stoke Cityt, Marc Hughes, tha se është një përballje e vështirë, por shpreson në rezultat të mirë. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, do të mundohet të nxjerr rezultat të mirë. “I di kualitetet e Stoke Cityt. Është ekipi që e njoh më së miri për shkak të lojtarëve që posedon. Do të jetë një ndeshje ndryshe ndaj Stoket për dallim ndaj West Hamit. Arnautoviq është një nëntë fals. Një nga rregullat më të rëndësishme në futboll është bllokimi i krosimeve”, ka thënë Klopp.

Loading...