Në një intervistë për të përditshmen gjermane, Sport1, përfaqësuesi i Zvicrës zbuloi se ai dëshiron të kthehet te klubi i tij i fëmijërisë, Basel, kur të jetë në fund të karrierës. Mirëpo, Shaqiri nuk e ka përjashtuar as mundësinë që të shkojë të luajë në Amerikë apo Kinë.

 

“Jam duke e lënë këtë gjë plotësisht të hapur për momentin. Por, natyrisht, do të ishte shumë mirë të kthehem në Basel. Kjo do të ishte diçka me të vërtetë shumë e veçantë për mua”, ka thënë Shaqiri, 27 vjecar.

 

“Por, unë nuk e përjashtoj mundësinë që të shkoj në Amerikë ose në Kinë. Mua më pëlqen shumë të shkoj në vende të reja dhe të përjetoj kultura të reja. Por, patjetër, ëndrra ime do të ishte të kthehem në Basel përsëri”.

 

 

Deri më tani, Shaqiri i ka bërë 23 paraqitje për Liverpoolin, 20 prej të cilave në Premierligë dhe tri në Ligën e Kampionëve. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i ka shënuar gjashtë gola dhe i ka asistuar tri të tjera. /Gazeta Express/