Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe miliarderi, Michael Bloomberg i cili parashikonte prej disa muajsh të nominohej nën siglën e demokratëve në presidencialet e 2020, njoftoi të martën se hiqte dorë përballë numrit të shumtë të kandidatëve që në nisje.

”Besoj se do t’a mundja Donald Trump në një proces zgjedhor kombëtar”, u shpreh në një deklaratë Bloomberg, 77 vjeç i klasifikuar i 9-ti si njeriu më i pasur i botës nga revista ‘’Forbes’’.

Unë vlerësoj hapur vështirësinë për të fituar parapraket demokrate, tashmë shumë të ashpra me 14 kandidatë të shpallur deri më tani.

”Zgjedhja për mua ishte e qartë, sqaroi më tej ai, i cili mbajti për 12 vite postin e kryetarit të Bashkisë së kryeqendrës financiare amerikane. A duhet të kaloj unë dy vitet e ardhshme duke ligjëruar për idetë e mia dhe atë se çfarë kam bërë, duke ditur ndoshta se nuk do të fitoja kurrë parapraket demokrate ? Apo të kaloj dy vitet e ardhshme duke vijuar punën dhe financimet, kur jam i vetëdijshëm se mund të prodhojë rezultate të vërteta, fitimprurëse për vendin ?