Shefi i Ekipit të Urgjencës Kirurgjike, Ridvan Bajrami theksoi se sa kanë dëgjuar për aksidentin menjëherë kanë filluar me organizimin e punës ku përnjëherë në spital janë pranuar 37 pacientë me politraumë.

“Së pari u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të sëmurëve u dëshiroj shërim sa më të shpejt. Dje pas orës 4 jemi informuar për fatkeqësinë që ndodhi në dalje nga Shkupi. Kemi filluar menjëherë me organizimin e mjekimit të të plagosurve. Për një kohë rekord nga Ndihma e Shpejt por edhe nga fshatarët e Llaskarcës kanë ardhur një uragan mund të themi i të plagosurve, të gjithë janë pranuar, por fatkeqësisht gjashtë prej tyre  kanë ndërruar jetë në urgjencë. Ishte shumë e vështirë sepse 37 persona erdhe në gjendje me politraumë është shumë e vështirë. Ditët tjera na shkon me orë një rast për trajtimin e tillë. Një pacientë është liruar në orët e mbrëmjes kemi hyrë për diagnozë gjakderdhje të brendshme dhe fatmirësisht është në gjendje stabile, kemi bërë edhe një transport në qendrën universitare”, tha Bajrami.

Ai nuk dha informacion se sa të lënduar janë dërguar me vetura private dhe sa me Ndihmën e Shpejtë sepse bëhet fjalë për 37 persona dhe është e vështirë të mbahet mend.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, mbrëmë reth orës 17 duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në humnerë në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

Loading...