Deputeti i PD Agron Shehaj, përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook” shkruan se Zëri i Amerikës po fakton lidhjet e shtetit me mega-skandalin e DH Albania.

Përmes një statusi në “Facebook”, Shehaj shkruan se kryetare e komisionit të liçencimit që reagoi mbrëmë kundër VOA-s është një militante e thekur e PS.

Statusi i tij:

Zëri i Amerikës solli prova që tregojnë se një tjetër institucion shtetëror ka qënë i përfshirë në megaskandalin e DH Albania. Komisioni i licensimit të kompanive të ndërtimit, drejtuar nga një militante e thekur e Partisë Socialiste, Gerta Lubonja, ka filluar procesin e licensimit të DH Albania para se kompania të ekzistonte edhe në letër.
Kush mund t’i urdhëronte ministër Gjiknurin, drejtoreshë Lubonjën e komisionit të licensimit, drejtor Qëndron e ARRSH-së, drejtor Gradecin e OST-së e dhjetëra funksionarë të lartë shtetërore që t’i jepnin dy tendera 40 milionë euro një kompanie fantazmë dhe një 26 vjeçar pa asnjë lidhje? Vetëm një njeri: Edi Rama. Kush mund ta kontrollojë Prokurorinë e Tiranës që ajo të mos arrestojë apo ndalojë asnjeri, mos sekuestrojë asnjë zyrë dhe asnjë dokument, të mos bllokojë asnjë aktivitet për këtë megaskandal? Vetëm një njeri: Edi Rama. Ai e ka në pjatë qeverinë edhe prokurorinë, për mengjes, drekë dhe darkë.