Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska po qëndron për vizitë pune në SHBA ku ditët në vazhdim do të ketë takime me përfaqësues të lartë në Pentagon dhe Shtëpinë e Bardhë, senatorë, kongresmenë dhe diplomatë të NATO-s. Shekerinska, siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes do të ketë paraqitje në Konferencën e NATO-s për ndërtim të integritetit në temë, “Ndërtim të institucioneve të afta dhe të përgjegjshme për forcimin e partneritetit tonë”, bashkë me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe të sigurisë politike, Alehandro Alvargonzalez.

Gjatë kohës së vizitës, ajo do të merr pjesë në debatin e organizuar nga Fondi gjerman i Marshalit tink-tenk me temë, “NATO dhe më gjerë” dhe do të mbajë ligjëratë në Kolexhin për siguri ndërkombëtare.

“SHBA është një nga anëtarët më të rëndësishme të NATO-s dhe partner strategjik që në vazhdimësi e mbështet anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Në takime, ministrja Shekerinska do të flet për gatishmërinë e vendit tonë për anëtarësimin në NATO si aleat i përgjegjshëm dhe do të kërkojë mbështetje për ratifikim sa më të shpejtë të protokollit të NATO-s nga SHBA”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.