Shikimi i filmave të frikshëm mund të bëjë një person të ketë ketë nevojë për ushqime me shumë kalori, dhe në këtë mënyrë të fitojë peshë, ka gjetur hulumtimi.

Filma të dhunshëm ose të tensionuar janë provuar të lënë njerëzit të ndjehen të stresuar, nervoz, të lodhur dhe për të ngrënë më shumë ushqime për ngushëllime.

Por shikueist e komedive romantike apo filmave narrativ nuk treguan të njëjtën përgjigje emocionale- dhe nuk hëngrën ushqime si cokollatat dhe chipsat gjatë shikimit të filmave ose pas tyre.

Filmat intensiv mund të cojnë njerëzit në ngushëllim për të ngrënë si një mënyrë për të zbutur stresin e shkaktuar nga hormonet e rritura nga filmi, thanë shkencëtarët.

Studiuesit thanë se ky është studimi i parë për të parë efektin e filmave në zgjedhjet tona ushqimore dhe oreksin.