Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, i cili para një viti u emëruar në këtë post do ta hulumtojë mendimin e qytetarëve për problemet komunale dhe politikat.

Bashkia e Shkupit ka shpallur konkurs për 13 mijë euro, me të cilat kërkon të bëhen tetë anketa telefonike në periudhën prej një viti, duke pyetur një mijë qytetarë të rritur.

“Qëllim i hulumtimit do të jetë që të hetohet mendimi i qytetarëve në lidhje me problemet komunale dhe politike, si dhe të mundësohet interpretim sasior për një kohë të caktuar”, thuhet në shpalljen e njoftimit.

Ndryshe, pas marrjes së funksionit të kryetarit të Bashkisë së Shkupit, Shilegov është ballafaquar me kritika nga opinioni, duke filluar nga menaxhimi joadekuat me ndotjen e ajrit, moszgjidhjen e problemit me kafshët endacake, projektet e parealizuara dhe harxhimet e mëdha për zbukurimin e qytetit për vitin e ri.