Dje (9 Mars 2019) në ora 19:00 në ambientet e SH.K.A.”Jahi Hasani” Çegran, u organizua mbrëmje folklorike “Në Konak te Jahi Hasani”, ku përveç këngëve folklorike popullore nga instrumentistë dhe këngëtarë nga Pollogu, u servuan edhe ushqime tradicionale shqiptare nga Sofra e Çegranit.

“Ishte një natë e paharruar, mysafir të ndryshëm nga Shkupi Tetova e Gostivari. Atmosferë e veçantë me këngë burimore folklorike shqiptare. Ushqime tradicionale shqiptare të përgaditura me delikatesë nga anëtarët e shoqërisë sonë.
Falenderojmë të pranishmit për prezencën, shpresojmë të mblidhemi përsëri së bashku në konakun tonë!”, deklaroi kryetari i SHKA “Jahi Hasani”, Zani Memedi.