Më datë 21 Dhjetor 2018 (E Premte) ora 19, në Qendrën për kulturë në Gostivar, SHKA “Jahi Hasani” – Çegran, do të mbajë koncertin tradicional të fundvitit! Në këtë event të këngës e valles popullore shqiptare do marrin pjesë artistë të skenave dhe grupe të njohura! “Gjithashtu me këtë rast për herë të parë do të promovojmë veshjet e reja dhe dy valle të reja të punuara nga koreografi i mirënjohur në trevat shqiptare, prof Dilaver Kryeziu! Pjesëmarrje kanë konfirmuar AKV ”Kemajl Azizi”nga Vitia R.Kosovës, solist dhe këngëtarë të estradës sonë popullore nga Gostivari dhe viset tjera”, njoftojnë nga SHKA “Jahi Hasani”-Çegran.