KF Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin e talentuar 18-vjecar, Jakup Berisha. Mesfushori ofenziv vjen nga rradhët e Vardarit, ndërsa pas firmës është bashkuar me ekipin në Antalia.

Mesfushori i talentuar pranon ofertën e kryesisë së Shkëndijës dhe braktis Vardarin e Shkupit, për tu lidhur me kontratë profesionale me skuadrën tonë. Berisha pasi ka zyrtarizuar kalimin në Tetovë, menjëherë pas firmës ka udhëtuar drejt Antalias ku bashkohet me ekipin për të vijuar fazën përgatitore.

Loading...