Shkodran Mustafi i është gëzuar fitores së Arsenalit ndaj Cardiff Cityt të martën në Premierligë, por nuk ka mundur ta heqë nga mendja zhdukjen e futbollistit të Cardiffit, Emiliano Sala.

Qendërmbrojtësi shqiptar i Gjermanisë Shkodran Mustafi ishte titullar në skuadrën e Arsenalit dhe dha kontributin e tij në fitoren 2-1 Cardiffin mbrëmë në “Emirates”, shkruan Gazeta Express.

Sala – i zhdukur për më shumë se një javë tashmë pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiffit pas transferimit rekord të klubit humbi nga radari mbi Kanalin Anglez dhe ende nuk është gjetur – duhej të debutonte për Cardiffin pikërisht në këtë ndeshje.

Ai u nderua nga Arsenali dhe ai që duhej të ishte klubi i tij i ardhshëm, Cardiffi, pasi emri i tij u përfshi në listat e futbollistëve për atë ndeshje.

Ndërkohë, Mustafi, edhe pse i lumtur me fitoren, shfaqi emocionet e tij që Sala vazhdon të jetë i zhdukur.

“Tri pikë në Emirates – e kryem detyrën. Emiliano Sala ishte në mendimet tona edhe sonte”, shkroi Mustafi në llogarinë e vet zyrtare në Instagram.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/shkodran-mustafi-me-mesazh-prekes-per-futbollistin-e-zhdukur-te-premierliges-621240/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...