Zënkë fizike ka ndodhur dje në një shkollë të mesme në Shkup gjatë kohës së pushimit të madh, ku dy veta kanë marrë lëndime, me çka u është ofruar ndihma mjekësore.

Në SPB Shkup dje në ora 15:15 është lajmëruar se në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” në një shkollë të mesme gjatë pushimit të madh, F.A, A.M dhe A.I të gjithë nga Kopanica- Shkup bashkë me dy persona fizikisht kanë sulmuar M.I (19) dhe B.M (18) të dy nga Batinca.

Ndaj M.I dhe B.M është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski”.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.