Maqedonia është e bindur se e ka përfunduar pritjen e gjatë për anëtarësim në NATO dhe se e ndajnë vetëm disa javë nga realizimi i aspiratave. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se pret ratifikim të shpejtë të Marrëveshjes për emrin në Athinë dhe më pas, ratifikim të protokollit për anëtarësim në NATO nga vendet anëtare.

Që vendet anëtare, përfshirë edhe Slloveninë ta nënshkruajnë protokollin për qasje, është e nevojshme që marrëveshja e Prespës të ratifikohet plotësisht dhe ne presim që këtë javë parlamenti grek ta plotësojë pjesën e tij të detyrimit. Atëherë kur marrëveshja e Prespës do të jetë plotësisht e ratifikuar nga ana e Maqedonisë dhe nga ana e Greqisë presim që të gjithë 29 vendet anëtare në periudhë relativisht të shkurtër dhe efikase ta nënshkruajnë protokollin e përgatitur për qasje të cilin më pas do të mund ta ratifikojë Greqia – tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Shekerinska theksoi se në procedurën e përgatitjes së protokollit për Maqedoninë, asnjë vend anëtar i NATO-s nuk ka pasur asnjë çështje të hapur. Homologu i saj slloven, Karl Erjavec, gjatë vizitës në Shkup, konfirmoi se vendi i tij tashmë ka miratuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Shumë mirë e di se në çfarë pozite jeni, çfarë ka bërë dhe duhet të bëjë Maqedonia për t’u afruar në BE dhe të bëhet anëtare e NATO-s. Sllovenia ka dhënë pëlqim për hyrjen e Maqedonisë në Aleancë gjegjësisht e ka nënshkruar protokollin – deklaroi Karl Erjavec, ministër i Mbrojtjes i Sllovenisë.

Maqedonia mori veton e Greqisë në Samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008. Greqia e fundit duhet të japë dritën jeshile për anëtarësimin e vendit në Aleancë.

Loading...