Reshjet e borës ditëve të fundit kanë përfshirë gjithë territorin e Maqedonisë dhe kanë shkaktuar telashe në zhvillimin e komunikacionit dhe lëvizjen qytetarëve.

Si çdo herë, edhe këtë vit komunat në gjithë vendin nuk janë angazhuar sa duhet për të pastruar rrugët dhe trotuaret nga bora, ndërsa kjo punë ju ngelet vetë qytetarëve.

Një rast i këtillë ka ndodhur në Komunën Qendër të Shkupit, ku është parë një shkupjan i cili trotuarin e ka pastruar me makinën e tij private, të cilën e ka “shndërruar” në ekskavator për pastrimin e borës.

Pamjet nga ky veprim janë përhapur në rrjetet sociale dhe është vlerësuar si gjest i mirë.

Loading...