Partizani i Tiranës është kualifikuar për në fazën çerekfinale të kupës së Shqipërisë, pasi edhe në ndeshjen e kthimit ka mposhtur Kastriotin me rezultat 3-0.

Hebaj, Mensah dhe Çinari kanë gjetur rrugën e rrjetës në këtë takim, çka solli kualifikimin e skuadrës në garat e mëtutjeshme.

Në këtë ndeshje si titullar ka luajtur talenti shkupjan, Besnik Ferati. Ai ka shkëlqyer në ndeshje, duke asistuar në golin e Hebajt, ndërkohë që është treguar mjaftë aktiv në mesfushë. Ferati është aktivizuar për 90 minuta, dhe paraqitjet e tij gjithnjë e më shumë po bindin trajnerin Gega.

 

Në çerekfnale, Partizani do të përballet me Luftëtarin, kurse ciftet tjera janë” Skënderbeu-Kamza, Laçi-Tirana dhe Kukësi – Teuta.

Loading...