Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë beson se zyrtarët publikë, veçanërisht ministrat, duhet të përmbahen nga deklaratat që mund të perceptohen si kërcënime apo etiketime të mediave. Mënyra e tillë e komunikimit nuk mund të ndikojë në profesionalizimin e mediave.

SHGM: Dënojmë trysninë që bën ministri Osmani ndaj mediave
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani duke folur për skandalin në PIOM u kërcënua se do të padisë të gjitha mediat që kanë lidhur këtë skandal me Bashkimin Demokratik për Integrim. Theksojmë se është punë e mediave të hetojnë dhe të shprehin dyshime për të gjithë zyrtarët, pavarësisht cilës parti i takojnë ato, ndërsa përfaqësuesit e Qeverisë, në këtë rast Zëvendëskryeministri i detyruar për euro-integrime, duhet të përmbahen nga kërcënime me padi në frymën e fjalës së lirë për të cilën ato deklarativisht angazhohen.
Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet nëpërmjet transparencës, e jo me kërcënime për padi.
SHGM: Ministrat duhet të përmbahen nga deklaratat që perceptohen si etiketime
Në kontekst të deklaratës së ministrit Robert Popovski i cili sugjeroi se në TV Alfa ndikojnë strukturat e qeverisë së mëparshme, megjithatë, besojmë se komentet me të cilët etiketohen mediat nuk kontribuojnë për një ambient më të mirë për punën e mediave dhe për promovimin e vlerave evropiane.
Profesionalizimi i mediave, duke përfshirë edhe ato që me vite të tëra kanë shkelur standardet profesionale është proces i gjatë i cili së fundi kërkon të shkëputet nga ndikimet politike në media, në drejtim të standardizimit të parimeve etike dhe morale të gazetarisë, dhe në këtë proces të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë edhe anëtarët e Qeverisë, duhet të jenë më të kujdesshëm.
Apelojmë që mediat të përpiqen të respektojnë standardet më të larta profesionale dhe etike. Përsëritim edhe një herë, se vetëm organet vetë-rregulluese dhe publiku mund të vlerësojnë (mos)profesionalizmin e medias dhe mënyrën se si ato punojnë dhe raportojnë. I inkurajojmë të gjithë qytetarët, zyrtarët dhe ministrat, me anë të këtyre organeve të mundësojnë ngritjen e standardeve të mediave, sepse shkelja e kët