Fadil Vokrri ndërroi jetë gjatë vitit të kaluar, por veprat e tija po vazhdojnë të çmohen shumë.

Së fundi, Fadil Vokrri është nderuar edhe prej Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Për nder të kontributit të madh të legjendës së futbollit kosovar i është ndarë një mirënjohje.

Këtë të fundit e pranoi djali i futbollistit  të ndjerë, Gramozi në mbrëmjen e shpërblimeve nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Me këtë rast, Gramozi i falënderoi të gjithë, duke u shprehur krenar për arritjet e babait të saj, Fadil Vokrri.

Ndryshe, MKRS ditë më parë i ka njohur statusin e ‘Qytetarit me Merita të Veçanta’ për legjendën e futbollit të Kosovës. /Telegrafi/