NGA: PROF. DR. ABDULLA MEHMETI

Një shoviniste me emrin Tanja Karakamisheva, profesoreshë e së drejtës kushtetuese dhe sistemeve politike në Universitetin e Shkupit dhe funksionare e lartë e partisë OBRM-PDUKM, dhe jo vetëm ajo, paska thënë se shqiptarët në Maqedoni janë vetëm 16.7%. A ka kush ia përkujton kësaj njohëse të dobët të statistikave dhe matematikës, sidomos të politikës dhe historisë, se:

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës të Maqedonisë, edhe pse pushteti me të gjitha mjetet vazhdimisht është munduar ta falsifikojë dhe zvogëlojë numrin e shqiptarëve në këtë shtet, prapëseprapë, sipas të dhënave zyrtare nga ky ky institucion kompetent për statistika, për shembull, gjatë vitit 2014, nga fëmijët e lindur në Maqedoni në bazë të përkatësisë kombëtare të prindërve të tyre, prej gjithsej 23.138 fëmijë të lindur në nivel të shtetit në Maqedoni gjatë vitit 2014: Nga prindër maqedonas janë lindur 11.550 fëmijë, ose më pak se 50% në nivel të shtetit;
Nga prindër shqiptarë janë lindur 8.137 fëmijë, ose 35,2 % në nivel të shtetit;

 

Ndërsa afër 15% e fëmijëve të tjerë janë nga prindër me përkatësi të tjera kombëtare, turq, vllehë, serbë, romë, boshnjakë etj.

 

Në këtë statistikë nuk janë përfshirë fëmijtë nga prindërit me përkatësi kombëtare bullgare, të cilëve ende u mohohet e drejta e deklarimit të përkatësisë së tyre, si dhe fëmijtë nga prindërit shqiptarë me përkatësi fetare ortodokse, të cilët janë maqedonishtfolës dhe ende evidentohen si maqedonas. Dhe për fund, që ta mbajë mend për përherë, se e drejta historike ende konsiderohet si element i rëndësishëm nga e drejta ndërkombëtare, me këtë edhe e drejta e popullit shqiptar autokton në Maqedoni. Është turp dhe ndjenjë e pakëndshme kur intelektualët i numërojnë qytetarët e një vendi sipas numrit dhe përqindjes për qëllime politike dhe djallëzore, jo për politika zhvillimore, por edhe më turp është të mos u japet përgjigje e duhur shovinistëve të kësaj sorte primitive.

Loading...