Një nga festivalet më të mëdha në Amerikë, iHeartRadio Music Awards 2019, do të zhvillohet këtë vit më datë 15 mars, në teatrin “Microsoft”.

iHeartMedia dhe FOX kanë zbuluar listën e nominimeve për këtë vit, ndërsa reperët Cardi B dhe Drake kryesojnë listën me disa nominime, Cardi me 13 dhe Drake me tetë.

Cardi B u nominua më së shumti në sajë të albumit të saj shumë të suksesshëm “Invasion of Privacy”, dhe bashkëpunimeve të shumta.

Kënga më e transmetuar e 2018-s, “God’s Plans” nga Drake, mori gjithsej pesë nominime dhe konkurron në kategorinë “Kënga më e mirë e vitit në zhanrin hip-hop”.

Rita Ora dhe Bebe Rexha në festivalin iHeartRadio Music Awards 2018 (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Artistë të tjerë që kanë marrë nominime të shumta janë emrat e njohur si: Ariana Grande, Post Malone, Shawn Mendes dhe Maroon 5.

Listës nuk i mungojnë as emrat shqiptarë, kjo pasi dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë arritur gjithashtu të nominohen.

Dua Lipa është ajo e cila kryeson me gjithsej katër nominime: “Artistja më e mirë femër”, “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Klipi më i mirë” për këngën ‘One kiss’ (bashkëpunim me Calvin Harris), dhe për “Fotografin më të mirë”, për Pixie Levinson, që është fotografja zyrtare e Dua Lipës.

Dua Lipa, e lumtur për nominimet në iHeart Radio Music Awards 2019 (Foto: Dua Lipa/InstaStory)

Ndërkohë edhe Bebe Rexha ka mjaft arsye për të festuar këtë vit, pasi ajo gëzon dy nominime në iHeartRadio, atë për “Këngën më të mirë të zhanrit country” dhe “Bashkëpunimin më të mirë” për këngën shumë të suksesshme “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line.

Të lumtura nga këto nominime, dy artistet shqiptare kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram disa fotografi, duke treguar se janë entuziaste për nominimet në këtë festival.

Bebe Rexha, e lumtur për nominimet në iHeart Radio Music Awards 2019 (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)

Kujtojmë që të njëjtat janë nominuar për çmime edhe në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve muzikore, Grammy Awards.

Kjo është lista e plotë e nominimeve për iHeart Radio Music Awards 2019:

Kënga e vitit:
“Better Now” – Post Malone
“Girls Like You” – Maroon 5 featuring Cardi B
“God’s Plan” – Drake
“Perfect” – Ed Sheeran​
“The Middle” – Zedd, Maren Morris, Grey​

Artistja femër më e mirë vitit:
Ariana Grande
Camila Cabello
Cardi B
Dua Lipa​
Halsey

Artisti mashkull më i mirë i vitit:
Drake
Ed Sheeran​
Kendrick Lamar
Post Malone
Shawn Mendes

Dueti/Grupi më i mirë i vitit:
5 Seconds Of Summer
Imagine Dragons
Maroon 5
Panic! At The Disco
twenty one pilots

Bashkëpunimi më i mirë i vitit:
“Finesse (Remix)” Bruno Mars featuring Cardi B
“Girls Like You” – Maroon 5 featuring Cardi B
“I Like It” – Cardi B featuring Bad Bunny and J Balvin​
“Meant To Be” – Bebe Rexha featuring Florida Georgia Line
“The Middle” – Zedd, Maren Morris, Grey​

Artisti i ri më i mirë i zhanrit POP:
Bazzi
Lauv
Marshmello​
MAX
NF

Kënga më e mirë Rock/Alternative e vitit:
“Africa” – Weezer​
“Broken” – lovelytheband​
“Happier” – Marshmello featuring Bastille
“High Hopes” – Panic! At the Disco
“Natural” – Imagine Dragons

Artisti më i mirë i zhanrit Rock/Alternative:
Imagine Dragons
lovelytheband​
Panic! At The Disco
Portugal. The Man
Thirty Seconds To Mars

Artisti i ri më i mirë i zhanrit Rock/Alternative:
AJR
Badflower​
Billie Eilish​
lovelytheband​
Two Feet

Kënga më e mirë e zhanrit Rock:
“Are You Ready” – Disturbed
“Bulletproof” – Godsmack​
“Devil” – Shinedown​
“Safari Song” – Greta Van Fleet
“Zombie” – Bad Wolves

Artisti më i mirë Roxk i vitit:
Five Finger Death Punch
Godsmack​
Greta Van Fleet
Shinedown​
Three Days Grace

Kënga më e mirë e zhanrit Country:
“Heaven” – Kane Brown
“Meant To Be” – Bebe Rexha featuring Florida Georgia Line
“Most People Are Good” – Luke Bryan
“Rich” – Maren Morris
“Tequila” – Dan + Shay

Artisti më i mirë i zhanrit Country:
Carrie Underwood
Jason Aldean​
Luke Bryan
Luke Combs
Thomas Rhett

Artisti i ri më i mirë i zhanrit Country:
Carly Pearce
Dylan Scott
Jordan Davis
LANCO
Russell Dickerson

Kënga më e mirë ritmike e vitit:
“Friends” – Marshmello and Anne-Marie
“Happier” – Marshmello featuring Bastille
“One Kiss” – Calvin Harris and Dua Lipa​
“Remind Me To Forget” – Kygo featuring Miguel
“The Middle” – Zedd, Maren Morris, Grey

Artisti më i mirë i zhanrit Dance:
Calvin Harris
Kygo​
Marshmello​
The Chainsmokers​
Zedd

Kënga më e mirë Hip-Hop e vitit:
“God’s Plan” – Drake
“I Like It” Cardi B featuring Bad Bunny and J Balvin
“In My Feelings” – Drake
“Nice For What” – Drake
“Psycho” – Post Malone featuring Ty Dolla $ign

Artisti më i mirë i zhanrit Hip-Hop i vitit:
Cardi B
Drake
Kendrick Lamar
Post Malone
Travis Scott

Artisti i ri më i mirë Hip-Hop:
BlocBoy JB
Juice WRLD
Lil Baby
Lil Pump
XXXTENTACION

Kënga më e mirë e zhanrit RnB e vitit:
“Boo’d Up” – Ella Mai
“Finesse (Remix)” – Bruno Mars featuring Cardi B
“Medicine” – Queen Naija​
“Sky Walker” – Miguel featuring Travis Scott
“When We” – Tank

Artisti më i mirë RnB i vitit:
Daniel Caesar
Ella Mai
H.E.R.
Miguel
SZA

Artisti i ri më i mirë RnB i vitit:
Brent Faiyaz​
Ella Mai
H.E.R.
Queen Naija​
TK Kravitz

Kënga më e mirë latine e vitit:
“Clandestino” – Shakira featuring Maluma​
“Dura” – Daddy Yankee
“Échame La Culpa” – Luis Fonsi and Demi Lovato​
“Me Niego” – Reik featuring Ozuna and Wisin​
“X” – Nicky Jam and J Balvin

Artisti më i mirë latin i vitit:
Bad Bunny
Daddy Yankee
J Balvin​
Maluma​
Ozuna

Artisti i ri më i mirë latin:
Lele Pons
Manuel Turizo​
Mau y Ricky
Nio Garcia
Raymix

Kënga më e mirë regjionale meksikane e vitit:
“Entre Beso y Beso” – La Arrolladora Banda El Limón​
“Me Dejé Llevar” – Christian Nodal
“Mejor Me Alejo” – Banda MS
“Mi Sorpresa Fuiste Tú” – Calibre 50
“Mitad Y Mitad” – Calibre 50

Artisti më i mirë regjional meksikan: 
Banda Carnaval​
Banda Sinaloense MS de Sergio Lizárraga​
Calibre 50
Christian Nodal
Gerardo Ortiz

Producenti i vitit:
David Garcia
Frank Dukes
Louis Bell
Marshmello​
Noah “40” Shebib

Vargjet më të mira:
“Consequences” – Camila Cabello​
“Girls Like You” – Maroon 5 featuring Cardi B
“God’s Plan” – Drake
“In My Blood” – Shawn Mendes
“thank u, next” – Ariana Grande
“Without Me” – Halsey

Kënga më e mirë “Cover”:
“A Million Dreams” – P!nk and Willow Sage Hart
“Africa” – Weezer​
“Crying in the Club” – Niall Horan​
“Fast Car” – Khalid
“In My Blood” – Charlie Puth​
“Lucid Dreams” – Halsey
“Me, Myself & I” – Zayn​
“Natural Woman” – Ariana Grande
“Rewrite the Stars” – Anne-Marie and James Arthur
“You’re Still The One” – Harry Styles and Kacey Musgraves​
“Under Pressure” – Shawn Mendes and Teddy Geiger
“Your Song” – Lady Gaga

Klipi më i mirë:
“Delicate” – Taylor Swift
“Dura” – Daddy Yankee
“Finesse (Remix)” – Bruno Mars featuring Cardi B
“Freaky Friday” – Lil Dicky and Chris Brown
“Girls Like You” – Maroon 5 featuring Cardi B
“God’s Plan” – Drake
“I Like It” – Cardi B featuring J Balvin and Bad Bunny
“One Kiss” – Calvin Harris featuring Dua Lipa​
“Psycho” – Post Malone featuring Ty Dolla $ign
“Taki Taki” – DJ Snake featuring Selena Gomez, Ozuna and Cardi B
“thank u, next” – Ariana Grande
“This Is America” – Childish Gambino

Artisti më i pëlqyer në rrjetet sociale:
Agnez Mo
Bhad Bhabie​
Dylan Minnette​
Joji​
Lele Pons
Loren Gray
Mason Ramsey
Queen Naija​
Tana Mongeau​
Trixie Mattel

Artisti me kafshën shtëpiake më simpatike: 
Asia – Lady Gaga
Edgar – Brett Eldredge​
Goodwin – Sabrina Carpenter
Gracie – Lauren Jauregui​
Hatchi – Perrie Edwards
Mooshu – Alex Pall from The Chainsmokers​
Piggy Smallz – Ariana Grande

Interpretimi më i mirë solo:
Ally Brooke
Dinah Jane
Lauren Jauregui​
Normani​
Tiffany Young

Kënga më impresionuese për publikun:
“Here Comes The Change” – Kesha​
“I’ll Never Love Again” – Lady Gaga
“One Day” – Logic featuring Ryan Tedder
“thank u, next” – Ariana Grande
“This Is America” – Childish Gambino​
“Youth” – Shawn Mendes and Khalid

Fotografi më i mirë i artistit:
Andy DeLuca (5SOS)
Christian Tierney (Niall Horan)
Helene Pambrun (Harry Styles)
Josiah Van Dien (Shawn Mendes)
Pixie Levinson (Dua Lipa)
Rahul B (Camila Cabello)
Ravie B (Beyoncé)
Zack Caspary (Why Don’t We).

/Telegrafi/