Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditët e fundit në Drenas të Kosovës që i ka tronditur të gjithë.

Sipas mediave kosovare një mësues dhe një polic kanë abuzuar seksualisht me një të mitur.

Mediat raportojnë se një 16-vjeçare, e cila i ishte drejtuar policisë për të denoncuar profesorin e saj që e ngacmonte dhe jo vetëm që nuk ka gjetur ndihmë, por është bërë viktimë e hetuesit policor që mori përsipër çështjen.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, polici V.V. duke e shantazhuar e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me të për një vit rresht.

Vajza kishte mbetur shtatzënë dhe më pas kishte abortuar.

Dhe në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar ashpër dhe e indinjuar këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Nora Istrefi.

Ajo ka publikuar një video ndërsa dëgjonte lajmet ku ka shkruajtur:

‘Kohë më parë dhunonin serbët vajzat shqiptare. Ndërsa tani arsimtarët dhe policët tanë…. Turp për Kososvën në çfarë gjendje ka ardhë. Burg të përjetshëm për pedofilat’’.