Dhjetëra policë kufitarë që disa ditë kanë qenë të bllokuar ne stacionin policor në fshatin Tanushë, për shkak të borës, sot janë transferuar në Shkup me helikopter.

Lëvizja e tyre u pamundesua pasi bora ka arritur trashësi prej dy metrave e gjysmë dhe i ka bllokuar rrugët lokale, transmeton Gazeta Lajm.

Policët kanë mbetur në stacion edhe pas përfundimit të ndërrimit katër ditor, kurse nga MPB njoftuan se
ata kanë pasur ushqim të mjaftueshëm dhe kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm.

Sot para dite është kryer ndërrimi i policëve.