Një 58 vjeçare nga fshati Vuç-Kurtaj i Malësisë së Madhe është transportuar me helikopterin e ushtrisë drejt Spitalit të Shkodrës.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Olta Xhaçka shkruan se gruaja e sëmurë është transportua me një helikopter Cougar i Forcës Ajrore me në bord personel mjekësor të Spitalit Ushtarak.

“Një helikopter Cougar i Forcës Ajrore me në bord personel mjekësor të Spitalit Ushtarak, ka transportuar një 58-vjeçare të sëmurë nga fshati Vuç-Kurtaj i Malësisë së Madhe për në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që një 25-vjeçare nga Peshkopia e bërë nënë dje, po trasportohet po nga djemtë tanë të Farkës për në Tiranë.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës!”

Loading...