Lufta kundër korrupsionit dhe përplasja e interesave është një nga sfidat kryesore në procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, konkluduan sot pjesëmarrësit e konferencës “Reforma institucionale për luftë kundër korrupsionit, praktika më të mira duke lëvizur drejt modelit evropian – shembulli italian”,.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në fjalimin e tij tha se korrupsioni është kërcënim. kërcënim për ekonominë, kërcënim për zhvillimin, kërcënim për stabilitetin dhe sigurin si dhe për përcaktimet strategjike, përcjell TS.

Ja fjalimi i tij i plotë

Korrupsioni është kërcënim. Kërcënim për ekonominë, kërcënim për zhvillimin, kërcënim për stabilitetin dhe sigurin si dhe për përcaktimet strategjike.

Korrupsioni është kërcënim për mënyrën e jetesës për të cilën synojmë. Gjithsesi se nuk jemi imun, as ne, as rajoni ynë, as cila do shoqëri në planet në sfidën e ashtuquajtur korrupsion.

Prandaj, Xho Bajden do të thoshte lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm sundim i mirë. Ajo është vetmbrojtje. Vetëm shoqëria e cila është e liruar nga korrupsioni mund të jetë shoqëri e cila është e fokusuar drejt progresit, përparimit, zhvillimit dhe prosperitetit.

Por njëkohësisht, unë do të shtoja se lufta kundër korrupsionit nuk është as gjueti e shtrigave dhe histeri publike.

Për shkak të gjithë kësaj, krijimi i shoqërisë së liruar nga korrupsioni duhet me doemos të jetë prioritet dhe imperativ.

Në përputhje më këtë, ne u munduam të gjejmë mënyrë hibride që të arrijmë te instrumenti rregullatorë për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.

Nëse ajo mënyrë, ky ligj i ri i yni, do të jetë i suksesshëm, nuk e di, nuk jam i sigurt, por prapëseprapë është përparim.

Prapëseprapë më lejoni të them dy tre fjalë për procesin në Kuvendin tonë për miratimin e ligjit muajin e kaluar.

Qeveria e parashtroi ligjin me procedurë të rregullt, opozita parashtroi më shumë se 30 amendamente, Qeveria e tërhoqi ligjin. Pastaj të njëjtin ligj e parashtruan deputetët nga shumica parlamentare dhe sipas kësaj filluam negociata me opozitën për përmirësimin e tekstit të ligjit dhe harmonizuam tekst me të cilin Qeveria nuk u pajtua.

Pastaj, Qeveria sërish e propozoi ligjin e njëjtë, por me flamurin evropian dhe me procedurë të rregullt. Qeveria e tërhoqi edhe këtë ligj, për ta propozuar sërish me flamurin evropian dhe me procedurë të shkurtuar.

Komisioni për Çështje Evropiane punon sipas parimit të konsensusit zonja dhe zotërinj. Dhe si trup punues amë, insistova për një zgjidhje të përbashkët të qëndrueshme dhe prandaj ligji nuk ishte vendosur në procedurë derisa nuk arritëm konsensus të plotë ndërmjet të gjithë grupeve parlamentare.

Pranuam 21 amendamente të ligjit, prej të cilat 16 të opozitës dhe 5 të përbashkët.

Pastaj, në pajtim me ligjin e themeluam edhe komisionin për intervistimin e kandidatëve, gjithçka me procedurë të shpejtë për fat të keq që të marrin rregullatorë para Zgjedhjeve Presidenciale.
Kjo mënyrë hibride dhe e pazakontë, sipas meje, që në fillim u korruptua për shkak të një vargu të lëshimeve dhe prandaj konsideroj se duhet të shqyrtohet.

Do t’ju jap një shembull, të gjithë kandidatët që dorëzuan dokumentacionin jo të plotë ishin refuzuar.

Të nesërmen, njëri nga kandidatët e refuzuar, pas pëshpëritjes magjike, u shfaq në Kuvend ta dorëzojë dokumentin që i mungonte në dosje, por afati veç më kishte kaluar, votuam vendim dhe e përcaktuam listën e kandidatëve. Prej ku kuptoi se nuk ka dorëzuar dhe se duhet ta plotësojë aplikimin?

Më tutje, në procesin e intervistimit dhe vlerësimit, shumica prej nesh deputetët shprehëm zhgënjim për shkak të vlerësimit tendencioz, për shembull profesorit universitar pas profesionit 20 pikë, pensionistit i cili ka punuar në auto shkollë 90 pikë.

Vërejtja tjetër ishte në lidhje me diskriminimin. E dini, pika e përgjithshme e fillimit të diskriminimit është gjeneralisimi. U imponua bindja se të gjithë politikanët, të gjithë partitë politike, të gjithë deputetët, janë të korruptuar.

Nuk është korrekte, kjo është sikur të them se të gjithë organizatat joqeveritare lajnë dhe thajnë para, ose sikur të gjithë gazetarët bëjnë shtojca për dhuratë ose të gjithë gjykatësit dhe prokurorët vendosin sipas asaj kush paguan ose porositë.

Ose rregullatori i cili njëkohësisht është anëtarë i këshillit drejtues, ose udhëheq organizatë, ose ka bashkëpunim interesant me ata që e vlerësojnë ose zgjedhin.

Por, kaq rreth vërejtjeve.

Lufta kundër korrupsionit është në fokusin e procesit të reformës së Kuvendit, përveç sferave tjera kryesore të reformës të theksuara në Konkluzat e Këshillit nga qershori 2018: gjyqësia, zbulimi dhe reformat në shërbimet e sigurisë, si dhe reformat në administratën publike.

Unë jam mbështetës i konsensualitetit dhe përpiqem që të gjitha këto zgjidhje ligjore të reformave të miratohen me konsensus të plotë ndërmjet partive parlamentare.

Parlamenti dhe Qeveria punojnë në realizimin e këtyre detyrave, deri në fillimin e zgjedhjeve presidenciale.

Qëllimi ynë është deri në fund të kryesisë rumune, të bëjnë progres të dukshëm në këto sfera, që vendet-anëtare të BE-së të miratojnë vendim politikë për fillimin e negociatave aderuese në qershor të vitit 2019.

Në fund, më pak gjueti të shtrigave, më shumë esencë.