Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës,  e cila e shpalli fajtor për shpifje pas padisë së bërë nga Taulant Balla.

Njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh dhe ka porositur një Toyota Yaris po ta kanë zbuluar”.

Për këto akuza ndaj kreut të grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla, Basha u shpall fajtor në 21 Janar nga Gjykata e Tiranës. Vendimi i dhënë për kreun e demokratëve e sanksionon gjobë për shpifje në vlerën e 50 mijë lekëve dhe shpenzimet e gjyqtarit.

Lulzim Basha akuzoi kreun e grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla në seancën plenare të 25 Qershorit se ai ishte garantuesi i hyrjes në Shqipëri të 3.4 milionë Eurove të sekuestruara në portin e Durrësit. Sipas kreut të opozitës sasia e parave i përkiste një ndër grupeve më të rrezikshme të trafikut të drogës në Elbasan.

Loading...