Shqipëria gjindet para një sfide politike.Kthimi an-bllok i mandateve të deputetëve të opozitës është një ngjarje e paprecedent në vendë madje edhe më gjërë. Dorëzimi i mandatave është vendim politik, por teknikaliet e procedimit sipas Kodit zgjedhorë kërkon pak kohë. Që do të thotë se deri sa të zgjasë ajo,do vijojnë shpërfaqje të qëndrimeve të ndryshme si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

Kjo nuk do të thotë se maxhoranca së shpejti do të lëshoj pe .Edhe pse ajo ka shumicë për të funksionuar,por një veprim i tillë i opozitës pushtetin e ka bërë të shqetësuar. Faktori ndërkombëtarë pati reagim brenda normalitetit, por si fillim nuk e ka mbështetur këtë veprim politik të opozitës dhe i ka kërkuar që të reflektojë,mbase për refelektim i është sugjeruar edhe maxhorancës. Por kjo nuk do të thotë se faktori ndërkombëtarë nuk do të ndryshojë qëndrimin, por kuptohet për një kohë do të pres të testojë se protesta aq e madhe e opozitës ka qenë vërtetë një pakënaqësi e qytetarëve apo thejsht ka qenë një rutinë militante për protestë dhe kaq.

Qeveria Rama .ndonëse mund të ketë një mori faktesh për ta atakuar,por së pari duhet parë se , a janë protestat e opozitës instrument për destabilizim eventual për IKJE NGA ZBATIMI I REFORMAVE NË DREJTËSI apo jo ?! Themelimin dhe funksionimin e SPAK-ut dhe Byrosë kombëtare të hetimit nuk do të mund ta ndalojë asksush. Opinionistët pohojnë se reforma në drejtësi është projekt amerikano-gjerman dhe nuk ka kthim prapa nga kjo. Andaj Shqipëria me ligjësimin e këtyre organeve dhe vijimin e VETINGUT në gjyqësorë ka bëtë hapa gjigant si procese të papara në vendet në tranzicion.

Shpërfaqjen që bërë zëri Amerikës për industralizimin e procesit zgjedhor , sdo mend se do të jetë nje prej temave boshte gjat ndërmjetësimit të faktorit ndrkombëtarë në mes pozitës dhe opozitës, për hekurosjen e qëndrimeve për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në qershorë dhe për përmbushjen e detyrimeve në pritje të hapjes së negociatave për aderim në Bashkimin Evropian në qershorë të këtij viti.

Ky siç duket është një momentum politik i cili ka të ngjarë të mundësojë etablimin në politik të të rinjëve shqiptar në udhëheqjen e Shqipërisë dhe të dekonspirojë skajshmërisht inatet dhe animozitetet jashtë mase në pikat e aksit politik Rama-Basha-Monika-Berisha-Meta !

Shqipëria ka nevojë për diskurs politik tjetërfare,shoqëria dhe faktori ndërkombëtarë është në kërkim të neoshqiptarëve për të udhëhequr me Shqipërinë tani më të lodhur e të syrgjinosur.

(q.aliu)