Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas një aksidenti të shkaktuar në Trentino të Italisë.

Shqiptrai në fjalë drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në ecje e sipër është futur në ambientet e brendshme të një banke italiane.

Nga aksidenti janë shkaktuar disa dëme materiale, ku pjesa kryesore e xhamit të bankës është thyer dhe janë dëmtuar disa sende të tjera në bankë.

Vetë i riu ka marrë disa lëndime dhe është ndaluar nga ana e policisë. /albeu