Një shtetas kosovar nga Kantoni i Lucernit është natyralizuar në mënyrë të lehtësuar, shkruan “Bote”, përcjell Shtegu.com. Shumë shpejt, ai ndahet nga bashkëshortja e tij. Prej saj dhe organeve zvicerane, ai kishte mbajtur të fshehtë një fëmijë.

Tre vite e gjysmë pas martesës, fëmija ka lindur – jashtë vendit, jashtë martesës. Nëna mbeti me djalin në Kosovë, babai vazhdoi të jetonte me bashkëshorten e tij në Zvicër. Një rrethanë që ai e fshehu jo vetëm prej saj, por edhe prej autoriteteve zvicerane. Në vend të kësaj, bashkëshortët nënshkruan një deklaratë që marrëdhënia e tyre ishte e paprekur dhe nuk kishte ndër mend ndarjen. Ky ishte njëri nga kushtet për natyralizimin më të lehtë të dhënë për kosovarin nga kantoni i Lucernit, në fillim të vitit 2009.

Por, bashkëshortësia nuk zgjati shumë kohë: Për më pak se një vit e gjysmë, buxheti i përbashkët u shpërbë, divorci pasoi në nëntor 2012. Pasi kosovari e kishte martuar një bashkatdhetare dhe ia kishte premtuar kujdestarinë për djalin jashtëmartesor të tij, Sekretariati shtetëror për migrim e filloi një procedurë, në fund të së cilës u anulua natyralizimi i lehtësuar. Para Gjykatës Administrative Federale kosovari luftoi pa sukses kundër këtij vendimi, duke e dërguar më pas në Gjykatën Federale.

Gjykatësit më të lartë të vendit është dashur të vendosin nëse kosovari mund ta mbaj pasaportën zvicerane, “duke përdorur informata të rreme dhe fshehje të fakteve të rëndësishme”, siç thuhet në aktin e të drejtave civile, përcjell Shtegu.com. Kështu pra, natyralizimi i lehtësuar mund të anulohet nëse është marrë me sjellje të padrejta dhe mashtruese.

Vendimi i publikuar të mërkurën tregon: Koosvari i fajëson problemet financiare për dështimin e martesës. Menjëherë pasi kërkesa e tij për një pension ishte refuzuar, gruaja e tij e atëhershme e kishte humbur punën e saj, e cila kishte përkeqësuar ndjeshëm situatën ekonomike. Pretendimet e instancës më të ulët, sipas të cilës martesa nuk ishte e paprekur madje para procesit të natyralizimit, ai e përshkroi si “të pabazë, jorealiste dhe arbitrare”.

Çifti u takua në verën e vitit 2000 në Kosovë. Në prill të vitit 2003, kosovari udhëtoi për në Zvicër dhe kërkoi azil, i cili iu refuzua. Edhe gjatë procedurave të apelit, ai organizoi dasmën me zviceranen dhe me certifikatën e martesës, kosovarit i ishte dhënë lejeqëndrimi.

Ish gruaja e tij kurrë nuk e kishte quajtur në mënyrë eksplicite fëmijën jashtë martesës si arsye për divorc, ka argumentuar kosovari në Gjykatën Federale, përcjell Shtegu.com. Fakti që ai kishte fshehur djalin e tij në procesin e natyralizimit, ishte i justifikueshëm dhe për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, shkaktoi pasiguri të madhe për atësinë e tij gjithashtu të kuptueshme.

Gjykata Federale erdhi në një përfundim të ndryshëm dhe këtë sjellje e konsideroi si shkelje të obligimit qytetar”, veçanërisht që fëmija jashtëmartesor mund të jetë një tregues i paqëndrueshmërisë së martesës dhe më saktë, nëse gruaja do të kishte qenë e informuar”. Kritike për pavlefshmërinë e natyralizimit për gjyqtarët, megjithatë, është një tjetër arsye: Sipas mendimit të tyre, nuk ka pasur martesë intakte. Ata kujtojnë kohëzgjatjen e shkurtër midis marrjes së pasaportës dhe vendimit të çiftit për t’u ndarë.

Prandaj, Gjykata Federale Administrative kishte të drejtë të supozonte se gjendja e një vullneti të përbashkët për një bashkim të qëndrueshëm martesor në kohën e natyralizimit të lehtësuar, nuk ishte përmbushur, përcjell Shtegu.com. Ankesa e kosovarit është refuzuar. Ai humb ka humbur jo vetëm procedurën ligjore, por edhe nënshtetësinë zvicerane.