Tani më është e qartë se çfarë do të bëhet nga ish Migros-i në Metzgergasse 1 në Suhr të Zvicrës: Një shitore që do të shesë pije pa alkool dhe mish hallall.
Kjo është bërë e njohur nga kërkesa publike për ndërtim të brendshëm, e drejtuar tek administrata përkatëse për ndërtim, që është e hapur deri më 15 mars. Klient dhe autor i projektit është Bekir Bekiri, shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe drejtor menaxhues i Poëer Distribution AG.
Në fund të nëntorit 2017, Migros-i ishte në gjendje të hapte dyqanin e tij të ri në parkun Suhre, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Shtegu.com. Për pronën lokale me dyqanin prej 300 metrash katrorë në katin përdhes, distributori kryesor gjeti një blerës në prill të vitit të kaluar: Kompania Flantas AG në Schlieren ZH. E themeluar në vitin 2012 nga Selman Aliu, kompania operon kryesisht në fushën e transportit të mallrave dhe udhëtarëve.
Në sektorin e njëjtë vepron gjithashtu edhe Power Distribution AG. Sipas faqes së internetit, kjo kompani jo vetëm që shpërndan mallra, por gjithashtu mban edhe një depo në Oberbipp BE. Sipas deklaratave të saja, veçanërisht për ushqim, pije dhe materiale paketimi. Sipas kërkesës për ndërtim, Poëer Distribution AG do të punësojë gjashtë deri në tetë punonjës dhe katër deri në gjashtë të punojnë në ambientet e Metzgergasse 1, përcjell Shtegu.com.
Vetëshërbimi, për të cilin janë buxhetuar 50 000 franga zvicerane, do të pagëzohet me emrin “Besa Hallall Market”.
Në pjesën nga rruga “Metzgergasse” dhe në pjesën e përparme të ngushtë drejt rrugës “Tramstrasse” ndodhet një reklamë neoni që është e ngjashëm me shenjën e “Spar”, por me mbishkrimin “Besa” dhe menjë shenjë të gjelbër që përdoret për korrekte. “Besa” është një kod shqiptar i nderit dhe do të thotë diçka sikurse “të mbahet një premtim”.
Tek “Besa Market” mund të blihen artikuj të tillë si fruta, perime, pije joalkoolike, artikuj dhe produkte të mishit të ngrirë, kryesisht pula. I gjithë mishi është “hallall”, që do të thotë “i ligjshëm” në kuptimin mysliman. Ai vjen nga kafshët e therura, përcjell Shtegu.com.
Ndër të tjera, Poëer Distribution AG është ndër përfaqësues zviceran i përgjithshëm i kompanisë franceze të përpunimit të mishit Sebil, nga e cila edhe furnizohet me mish hallall, ushqime dhe produkte të ngrira.
Një pjesë më e vogël e katit përdhes është rezervuar për zonën restorant. Përgjatë pjesës së përparme të dritares, nga ana e Metzgergasse, është planifikuar një hapësirë me 48 vende, për muajt e ngrohtë.
Koha e hapjes së lokalit është nga e hëna deri të premten, prej orës 08.00 paradite deri në 23:00, të shtunave dhe të dielave nga 08.00 deri në 24.00.