Një tjetër këngëtare shqiptare synon të bëhet pjesë e tregut më të madh në botë, atij amerikan. Bëhet fjalë për Dorina Tiko, ish-anëtaren e grupit të njohur “Spirit Voice”.

Bukuroshja shqiptare ka hedhur në treg këngën e saj me titull “Kiss”. Dorina ka folur për mediat shqiptare rreth këtij projekti, me të cilin po bëhet gati për MTV Awards.

Sipas saj projektet në bashkëpunim me emra të njohur amerikan tashmë po marrin jetë. Kujtojmë se në vitin 2013 ajo iu rikthyer skenës shqiptare duke u prezantuar në “Këngën Magjike”.