Rudolph “Blaze” Ingram është duke shkruar hapave të Usain Bolt, njeriut më të shpejtë në botë. Por, ajo çfarë e bën të veçantë këtë djalë është mosha – 7-vjeç.

Në videon e postuar në poshtë, djaloshi nga Florida ka bërë progres të madh sa i përket vrapimit në 100 metra, që në gusht të vitit të kaluar e kishte përfunduar për 14.59 sekonda.

Ai së fundmi e ka dëshmuar këtë për faktin se të njëjtën distancë e ka përshkuar për vetëm 13.48 sekonda, kurse distancën prej 60 metra e arrin për 8.69 sekonda.

Atleti nga Xhamajka Usain Bolt, mban rekordin për vrapimin më të shpejtë që e ka arritur për 9.58 sekonda në Berlin në vitin 2009. Ai ka arritur që të vrapojë me shpejtësi prej 44.72 kilometra në orë.

Babai i tij që menaxhon llogarinë në Instagram ka postuar videon që tregon se sa i shpejtë është ky 7-vjeçar, ndërkaq mbi 300 mijë ndjekës llogaritet të ketë në rrjetin social. Ai po konsiderohet si 7-vjeçari më i shpejtë në botë. /Telegrafi/

Loading...