Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence ka qëndruar në Kolumbi ku ka takuar Presidentin e vetëshpallur të Venezuelës, Juan Guaido.

Amerika ia ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen atij, transmeton Klan Kosova.

“Jemi me Presidentin Juan Guaido si president legjitim i Venezuelës. Do të vazhdojmë që jemi krah tij deri në rikthimin e plotë të lirisë”, shkruan në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

Sot Guaido ka paralajmëruar se do të kthehet në Venezuelë ku ka bërë thirrje për protesta masive për ta rrëzuar Nicolas Maduron.