Para pak çastesh në fshatin Reçicë të Tetovës është rrëzuar një shtyllë elektrike e cila ka përfunduar në mes të rrugës regjionale Tetovë-Gostivar.

Sipas banorëve shtylla e betonit ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar.

Komunikacioni në këtë vend lëviz në një kahje, ndërsa pritet çdo moment të arrijnë ekipet e EVN-së për ta larguar shtyllën nga rruga dhe për të mundësuar që komunikacioni të vazhdoj normalisht.