Ejup Berisha

Në një kontribut gazetaresk të radios Europa e lirë në gjuhën maqedone para dy javëve e lexova një artikull kushtuar Presidentit të Republikës së Maqedonisë i cili është në përfundim të mandatit të tij Presidencial, dhe i cili për mua tani është vetëm qytetari Gjorge Ivanov. Kontributi e mbante titullin Si po shkon Ivanov nga posti i të parit të shtetit. Si mbrojtës i interesave të Shtetit dhe të kombit maqedonas apo si njeri i varur lexo i dirigjuar nga Partia konzervatore maqedonase VMRO-DPMNE. Unë nuk do të jap vlersim se si u soll qytetari Ivanov në përgjithësi në postin e Presidentit/qytetarit sepse thjesht nuk d ua të flas më shumë më për këtë njeri për të cilin para disa kohësh kam pasur shumë respekt dhe plot konsideratë ndërsa tanimë për të nuk kamë as konsideratë e as respekt. Do të më pyetni për çfar arsyesh unë flas kështu për qytetarin Ivanov i cili për momentin aktron në rolin e Presidentit të Republikës dhe i njëjti këtë do ta bëj edhe shumë pak kohë. Dhe tua themë të drejtën sa i përket kontributit gazetaresk po të isha unë autori/gazetari i Radios Europa e lirë apo po të isha i angazhuar për ta bërë një kontribut gazetaresk për qytetarin Ivanov, unë nuk do të parashtroja qështjen se si do të del Presidenti më falni qytetari Ivanov nga posti por do të parashtroja pyetjen Se sa punë të mira dhe sa punë të këqija i bëri ai gjat kohës kur aktronte në rolin e Presidentit. Sa i përket qështjes së fundit apo asaj se sa punë të këqija i ka bërë Ivanov në post mjafton të përmenden vetëm dy dhe do të merret vesh e tërë e vërteta për të mirat dhe të këqijat e tij të bëra duke aktruar si President/qytetar. Kur jemi te pyetja se si do të del apo shkon qytetari Ivanov nga posti i qytetarit unë do të themë se ai nuk do të del siç ka hyrë në post ditën e mërkurë të datës 12 maj të vitit 2009. Vlenë të theksohet se kur ka hyrë ky në post sigurisht se ka qenë shumë shumë i lumtur e i gëzuar por edhe pak i brengosur se si do ta ushtron postin për faktin se ky asnjëher më parë nuk ka qenë President shteti. Prandaj ka pasur shumë arsye që ai të jetë edhe i brengosur siç thashë për faktet që i përmenda më lartë. Më 12 maj të këtij viti ai me siguri se nga posti do të del ose do të shkoj prap shumë shumë i lumtur por njëkohësisht edhe i pikëlluar sepse nuk është leht ta lerë një post kaq të lartë në shtet. Dhe sa i përket të bërave të qytetarit Gjorge Ivanov unë do të themë se ky ka bërë një krim të madh ndaj meje personalisht dhe një krim edhe më të madh ndaj kombit tim. Sa i përket krim it të bërë ndaj meje do të themë se ky njeri mua ma ka shkatërruar jetën. Ndërsa të gjithë neve si shqiptar ky na e ka mohuar të drejtën dhe dëshirën shumë të madhe dhe të flaktë për zyrtarizimin e gjuhës tonë Pra qytetari Ivanov mua ma shkatërroi jetën dhe nuk ja ndjeu aspak për këtë gjë. Befasohem se sa i pashpirtë u bë ky ndaj meje dhe nuk i dha as pesë para për këtë gjë. Prandaj ky person nga një njeri me plot njerëzi ,solidaritet, respekt dhe humanizëm u shëndrrua në një njeri me karakter dyfishtë dhe të dyshimtë. Qytetari Ivanov në vend që të bëj mirë për mua dhe kombin tim ai më bëri keq mua dhe kombit tim, prandaj në vend që ky nga posti N-1 në shtet të del si një njeri i madh dhe i pakontestueshëm, qytetari Ivanov nga posti do të del dhe do të shkoj si i yrryer dhe i kontestueshëm nga unë dhe kombi im. Me këtë pra Ivanov dëshmoi se është i ndikuar nga politikat diskriminuese të disa faktorëve dhe qarqeve antishqiptare dhe Partisë që e zgjodhi dy herë në postin e Presidentit VMRO-DPMNE. Prandaj ky në vend se nga posti të del si një njeri i madh dhe demokrat Ivanov nga ky post do të del si një njeri mohues i orientimeve dhe përcaktimeve të tij të promovuara më parë në opinion si Liberale dhe Demokratike. Prandaj qytetar Ivanov Kurr mos u pafshim më unë e ti as për të mirë e as për të keq.