Nëse për ndonjë person, qoftë edhe kur është fjala për partnerin tuaj, mikun apo anëtarin e familjes, dyshoni që po ju gënjen, mund ta zgjidhni shumë lehtë dilemën dhe të bindeni se çfarë fshihet pas atyre fjalëve të ëmbla.

Ish-agjenti i FBI-së, Jack Treyarch, tregon 6 shenja nga të cilat mund të mësoni që partneri po ju gënjen.

1. Sillet ndryshe
Për shembull, nëse e pyesni ku ka qenë të premten në mbrëmje, ai fillon të marrë frymë thellë, prek hundën, buzët, kollitet. Me siguri diçka nuk është në rregull.

2. Shikon në dysheme
Nëse mashkulli fsheh diçka nga ju, do të fillojë të shikojë në dysheme madje pa lëvizur qerpikët! Gënjejnë pa kurrfarë turpi!

3. Kur e pyesni përgjigjet me kundërpyetje
Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë, sulmi është mbrojtja më e mirë. Kjo është një taktikë të cilën çdo mashkull tradhtar e përdor me më shumë dëshirë.

Pyetjes suaj do t’i përgjigjet duke ju pyetur, sepse kështu do të ketë kohë për të shpifur ndonjë gënjeshtër sa më të bindshme.

4. Fajin e vet jua vesh juve
Kur njerëzit janë fajtorë, zakonisht përpiqen fajin t’ia hedhin atij ndaj të cilit kanë gabuar, thotë ish agjenti i FBI-së.

5. Ndryshon bisedën
A keni vërejtur ndonjëherë që njerëzit kur thonë të vërtetën, gjithmonë tregojnë të njëjtin tregim? Kini parasysh, nëse ndryshon tregimin, me siguri fsheh diçka nga ju!

6. Betohet në çdo gjë dhe për çdo gjë
Nëse ndërgjegjen e ka të pastër, kurrë nuk do ta ulë veten aq poshtë sa që të betohet rrejshëm, vetëm e vetëm për të fshehur gabimet e veta.