Diego Simeone është shpjeguar për gjestin e tij pas golit të parë të Jose Maria Gimenez kundër Juventusit në Champions.

Duke e festuar golin e parë në fitoren e Atletico Madridit 2:0 kundër Juventusit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, trajneri Diego Simeone u kthye kah tifozët dhe kapi me të dy duart pjesën e tij intime, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, ai tha se me këtë deshi të tregonte se ka guxim të madh, pasi luajti me dy futbollistë titullarë, të cilët kishin një muaj pa luajtur, Diego Costan dhe Koken.

“[Festimi] nënkupton se unë kam topa, shumë topa. E kam bërë një herë më parë. Ta fusësh në lojë Costan dhe Koken një muaj pa luajtur, duhet të kesh topa”, tha Simeone. /Gazeta Express/