Në CLICK PLUS te RTV21 , për sondazhin e fundit të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) Profesor Arsim Sinani mendon se BDI dhe PDSH do të vazhdojnë rënien. Suksesin e mundshëm të partive tjera opozitare shqiptare e sheh vetëm te bashkimi. Përndryshe, po nuk ndodhi kjo, mendon se një pjesë e votës opozitare shqiptare mund të shkojë tek LSDM-ja.

“Ajo që vërehet nga sondazhet e IRI-t është që ka një renie të lire të besueshmerise tek BDI dhe PDSH. Gjithashtu, vërehet se opozita shqiptare e bashkuar mundet të dale fitues apsolut i zgjedhjeve të prillit, vitin e ardhshëm. Deri në zgjedhjet e ardhshme pres rënie edhe më të madhe të BDI-së dhe PDSH-së, por nuk shoh se partite tjera opozitare munden te arrijnë sukses të madh, edhe pse kanë potencial””, vlerësoi Sinani.

Në Dibër, sipas Sinanit, Gëzim Ostreni është fitues apsolut kundër të gjitha subjekteve tjera politike.

“Në Kumanovë, as BDI, e as PDSH nuk kanë më se çka kërkojnë Në Kërçove, Fatmir Dehari është opozitë e BDI-së dhe fati i BDI-së është në duart e Fatmir Deharit, ndërsa në Tetovë, BDI-së i duhen njerëz të rinj. Më vjen keq që duhet t’a them, por nëse opozita shqiptare nuk konsolidohet, shqiptarët në fund do të votojnë LSDM-në”, theksoi Sinani. Ai u shpreh skeptik lidhur me të dhënat e anketës së IRI-t.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=5UQWr_CMZe8&w=620&h=348]