Real Madridi sërish gjendet në seri të dobët të rezultateve. Kampioni aktual i Europës në dy javët e fundit të Primeras fitoi vetëm një pikë, si mysafir ndaj Villarealit (2:2), kurse në shtëpi humbën nga Real Sociedad me 2:0. Këto paraqitje të dobëta ngjallën reagime të shumta në stërvitjen e fundit në “Santiago Bernabeu” tha Eduardo Inda, redaktor i “OKDiarija”, emision televiziv “El Ciringito”.
Sic theksohet më së shumti kanë folur kapiteni Sergio Ramos, Luka Modric dhe Karim Benzema. Këta tre mësohet se iu kanë bërtitur më së shumti bashkëlojtarëve.
Një prej lojtarëve që më së shumti kritikoi vetën ishte Marcelo, i cili para të gjithëve ka thënë se është jashtë formës, dhe së dobët po luan në mbrojtje. Fjalimi ka zgjatë 25 minuta, kurse në fund kanë ardhur në përfundim se deri në fund të sezonit duhet patjetër të luftojnë dhe të arsyetojnë simbolin e klubit.

“Kush nuk mundet, menjëherë mund të largohet nga klubi”, mendohet të kenë thënë treshja me përvojë.

Të kujtojmë se, Real pas javës 18 në Primera gjendet i pesti në tabelë me 30 pikë, dhjetë më pak se Barcelona e vendit të parë.

 

 

Loading...