Pas thumbimeve drejt Majk, Skivi ka ardhur sërish me reagim dhe duket se po nxit sërish konflikt me të.

Derisa grupi BabaStars po përçahej, Skivi dhe Majk janë ‘kapur’ me njëri-tjetrin nëpërmjet disa postimeve në Instastory dhe ishte Visari ai i cili nisi gjithçka, shkruan lajmi.net.

“Mirëmëngjes repera barbika (baribe). Kujdes mos nxirrni ndonjë fëmijë në këngë tani. Ju mbys. Kopjac”, kishte shkruar ai dhe më pas Majk nuk e la pa ia kthyer.

“Po dhe ti je këngëtar ose reper, por nuk jemi në të njëjtën kategori as në të njëjtin nivel….as nuk ngasim makina të njëjta, as nuk bëjmë para të njëjta”, – ka shkruar Majk bashkangjitur një fotografie.

E duke pasur parasysh se zhurma u shua duket se Skivi po nxit sërish konflikt.

E gjithë kjo bazuar në postimin e tij të fundit në të cilin është drejtuar me një ‘këshillë’ në formë të thumbit.

‘’Mendoj se ti duhet të qëndrosh larg telasheve’’, shkruan ndër të tjera në postimin e fundit të Skivit e që menjëherë na shkon mendja se e ka pasur për Majk.

Se çfarë po zihet e marrim vesh shpejtë./Lajmi.net/