Sonte (ora 20) në Qendrën Teatrore për Fëmijë në Shkup, Teatri Shqiptar shfaq premierën “Duet për një” e Toms Keminskit, me regji të Kushtrim Bekteshit.

Kjo dramë trajton historinë e një violinisteje shumë të suksesshme (Stefania) e cila është e detyruar përgjithmonë të heq dorë nga pasioni i saj për violinën pas diagnostifikimit me sëmundjen e pashërueshme ‘multiple sklerozë’.

E gjendur në mes të dëshpërimit të thellë me përmasa depresive dhe luftës për të vazhduar jetën, ajo pranon të mbajë seanca psikiatrike tek Dr. Feldman, i cili përpiqet të zbërthejë gjithë kaosin e saj të brendshëm dhe ta ndihmojë që të shohë një shkëndijë drite në fund të tunelit.

Në role do të paraqiten aktorët Vjollca Bekteshi-Hamiti dhe Vebi Qerimi, skenografia është e Betim Zeqirit, kurse kostumografia e Samka Ferrit,

Loading...