T’i humbësh të gjitha dhe t’ia nisësh prapë nga fillimi, pa u ligështuar.

Dhe, të qëndrosh kur s’të ka mbetur asgjë veç vullnetit që të thotë “qëndro”.

Ky ishte i vetmi shteg i shqiptarit të ndjekur nga trojet e veta, me një trastë në shpinë.

I këtillë është rrugëtimi jetësor i Isak Nezirit nga Drenasi, emigrant në Gjermani.

Nga punëtor, Isaku ka arritur që në dy dekada të jetë shef i gati 200 punëtorëve.

Kampion në punën që bën në Mynih të Gjermanisë, ai s’i ka harruar gjendjen ekonomike të kosovarëve.

Dhe, më shumë se gjithçka tjetër, ai është shembull i përkryer i shqiptarit mërgimtar.

Ky rrugëtim jetësor, pasqyrë e mërgimtarëve të zotë, jepet sonte në Zona B, përmes dokumentarit të Zija Miftarit.

Ndiqeni në Klan Kosova, me fillim në orën 21:00.

Loading...