Qeveria e ka shtyrë për të enjten miratimin e marrëveshjes për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti. Siç mëson Alsat, Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve nuk e ka dërguar në Qeveri dokumentin dhe të dhënat të cilat argumentojnë ditët e kaluar në burg, paraburgim dhe arrest shtëpiak për çdo të dënuar. Pas sigurimit të dokumentit, Qeveria do të marrë vendim për dëmshpërblimin e 6 nga ish të dënuarit në rastin Sopoti. Marrëveshja mes Qeverisë dhe Avokatit të Popullit u arrit javën e kaluar, ndërsa për pafajësinë e banorëve të Sopotit, Qeveria do të paguaj dëm prej 73 milion denarëve.