Kandidati konsenzual për President në Republikën Veriore të Maqedonisë duhet të jetë shqiptar, kjo duhet detyrimisht të jetë kështu përndrzshe nuk ka konsenzus për këtë qështje. .Nëse përcaktohen për një kandidat shqiptar atëher mund të lëvdrohen se është konsensual nëse përcaktohen për një kandidat tjetër psh maqedonas atëherë i njëjti nuk do të mund të jetë konsensual por do të jetë kandidat i kontraktuar presidencial në shtabet e dy partive politike BDI dhe LSDM. Unë e di që BDI do të mundohet që në mënyrë maestrale dhe shumë perfide të na e paketoj kandidatin maqedonas për President si konsensual por nuk është kështu. Kjo ka qenë një prej strategjive të BDI-së për ti fshehur dështimet e saj për shumë projekte të premtuara e të parealizuara shqiptare prej saj dhe jamë i bindur se edhe kësaj radhe nga ky subjekt politik do të veprojnë ngjashëm. Pra me LSDM-në do të merrenvesh psh për një kandidat maqedonas dhe do të dalin triumfalisht në opinion e do të thonë: O popull vini re U tha u bë ja u realizua ideja jonë pë kandidatin konsenzual p;r President. E kandidati konsenzual për president për të qenë i tillë duhet të jetë shqiptar ndërsa cdo zgjidhje tjetër do të jetë kontraktim e kjo e fundit është larg e tè qenit konsenzus.

Autor: Ejup Berisha