Spanja refuzoi të shpalos flamurin dhe të lëshojë himnin e Kosovës në prag të turneut për futbollistë deri më 17 vjec, duke e detyruar UEFA-n që të ndryshojë vendin-organizator kualifikues për plasman në europian.

UEFA ka publikuar se ndeshjet e grupit në të cilën gjendet Spanja, Kosova, Greqia e Ukraina, sipas të gjitha gjasave do të luhen në Zvicër, në vend se në Benidorm ose Alkoha.