Kryepolici i sapoemeruar i Maqedonise Oliver Spasovski eshte ka konfirmuar se policia dhe prokuroria janë duke punuar nëndricimin e skandalit me letërnjoftimet e falsifikuara. Nje gje te tille kreu i dikasterit ministrir per Pune te Brendshme e ka konfirmuar, menjehere pas shkrimit të javores “Fokus” për sigurimin e dokumenteve të falsifikuara, të cilat i kanë dorëzuar në polici.

“Sipas informatave që mi dhanë mua, me siguri letërnjoftime të tilla ka në më shumë qytete në Maqedoni dhe këtë më adekuate do ishte ta hetojë sektori i kriminalitetit të organizuar. Menjëherë pas kësaj është informuar Prokuroria publike e Maqedonisë, pas çka është dhënë urdhër për ekspertizë. Ekspertiza e letrës, shkronjave etj. për t’u vërtetuar nëse këto letërnjoftimi vërtetë janë të falsifikuara. Nëse janë të falsifikuara, kush i ka bërë ato e kështu me radhë”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Gazetari Lubisha Arsiq, në emisionin “360 gradë”, thotë se burimi që ia ka dorëzuar 105 letërnjoftimet ka pohuar se ekzistojnë rreth 30 mijë dokumente të tilla të falsifikuara. Sipas tij, policia ka treguar interesim të madh për këtë rast, sepse biseda gjatë dorëzimit të tyre ka zgjatur të paktën tre orë, mes tjerash edhe me funksionarë të lartë të policisë.

“Duke pas parasysh seriozitetin e situatës u udhëzova dhe u pranova nga drejtori i Byrosë së sigurisë publike. Personalisht me drejtorin. Ndonëse takimi ishte i shkurtë pesë minuta para dhjetëve, ai personalisht u interesua për rastin. Konstatoi se bëhet fjalë për falsifikim serioz. Menjëherë në zyrën e tij u thirrën një numër i madh i inspektorëve, disa shefa që merren me dokumente të falsifikuara, dokumente personale. Më pas erdhën edhe disa dhe u bë një grup por më në fund puna kaloi në duart e dy inspektorëve”, tha Lubisha Arsiq, gazetar i javores “Fokus”.

Sipas burimit anonim të javores “Fokus”, letërnjoftimet janë përdorur për manipulime zgjedhore. Përkatësisht, ekzistojnë nga 6 letërnjoftime të një personi me të njëjtën fotografi, por me të dhëna të ndryshme për adresën, emrin, mbiemrin dhe vendin ku jeton. Ndonëse letërnjoftimet janë të rrejshme, numrat e amzës janë të vlefshme sipas listës së zgjedhësve të Komisionit shtetëror zgjedhor. Praktikisht, nëse nuk vërehet falsifikimi, me këtë dokument potencialisht mund edhe të votohet./Alsat-M/