Surpriza në ndeshjet e sotme në NBA, me Lakers që u mundën 121-105 në fushën e tyre nga Philadelphia. Ingram realizoi 36 pikë për kalifornianët, por që mbetën për statistikë, ndërsa për miqtë u dalluan Embiid me 28 pikë e 11 rebound, mbështetur edhe nga Butler me 20 pikë. Humbet edhe skuadra e Houston, që u mund në fushën e saj nga New Orleans 121-116. Teksanët e dominuan ndeshjen shumicën e kohës (Harden 37 pikë e 11 rebound), por miqtë përmbysën shifrat në minutat e fundit falë 27 pikëve e 12 rebound të Okafor si dhe 19 pikëve të Holiday. Në sekondat e fundit triumfon skuadra e San Antonio, që mposhti 126-124 Phoenix, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund (Rudi Gay realizoi koshin e fitores sekondën e fundit). 7 lojtarë të skuadërs së Spurs realizuan mbi 12 pikë, me Aldridge që realizoi 29 pikë e 14 rebound, më i miri në fushë. Fiton edhe ekipi i Brooklyn, që mundi 122-117 ndaj Chicago, ndeshje me luhatje nga të dyja ekipet, që deri në fund dueluan për fitoren. Russell e mbylli me 30 pikë, mbështetur edhe nga Napier me 24 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e LaVine.

Fitore surprizë e Cleveland, që mundi 116-113 Washington, me dyshen Clarkson-Osman, që së bshku realizuan 54 pikë, ndërsa Milwaukee, falë 21 pikëve e 11 rebound të Antetokounmpo mposhti 115-105 Detroit. Rikthehet te fitorja skuadra e Oklahomës, që triumfoi 126-117 ndaj Orlando, me George që realizoi 37 pikë. Mirë u paraqit edhe Westbrook, që realizoi një “triple double” (23 pikë, 14 rebound e 14 asist).

Loading...