Sytë në Teksas, aty ku për të parën herë këtë sezon u shënuan më shumë se 300 pikë në një ndeshje. San Antonios Spurs festoi pas dy shtesave kundër Oklahoma City Thunder, në një takim që u mbyll me rezultatin 154-147. LaMarcus Aldridge ishte më i miri në parket, duke shënuar 56 pikë, ndërkohë që dha edhe 4 asiste e rikuperoi 9 topa. Oklahoma City Thunder, pavarësisht paraqitjes mjaft të mirë të titullarëve, doli e mposhtur. Paul George shënoi 30 pikë, Jerami Grant 25, Terrance Ferguson 21, kurse Steven Adams 19. Russell Westbrook ishte gjithashtu në formë të mirë, pasi regjistroi “triple-double”: 24 pikë, 24 asiste dhe 13 topa të rikuperuar. Gjithsesi në fund triumfuan Spurs.
Jamal Murray (23 pikë) dhe Nikola Joki? (18 pikë, 10 asiste, 14 topa të rikuperuar) udhëhoqën Denver Nuggets në triumfin 121-100 kundër Los Angeles Clippers. Gallinari dhe Harris, të dy realizuan nga 18 pikë, nuk i bënë dot ballë rivalëve të Nuggets dhe skuadra e tyre doli e mposhtur.
Sacramento Kings ka marrë fitoren e 21-të, po aq herë ka humbur, ndaj Detroit Pistons. Takimi u mbyll 112-102, me Kings që krijuan diferencë të konsiderueshme në dy periodat e para dhe qetësisht ruajtën epërsinë deri në fund. Fitore me mjaft vlera mori edhe Miami Heat kundër Boston Celtics. Veterani Dëyane Wade realizoi 19 pikë, në një ndeshje që u mbyll me shifrat 115-99. Rezultatet: Miami Heat-Boston Celtics 115-99, Denver Nuggets-Los Angeles Clippers 121-100, San Antonio Spurs-Oklahoma City Thunder 154-147 dhe Sacramento Kings-Detroit Pistons 112-102.